Gjumi i pamjaftueshėm...?

Shko poshtė

Gjumi i pamjaftueshėm...?

Mesazh nga Mistrec_lacian prej Tue Jun 24, 2008 7:49 pm

Gjumi i pamjaftueshėm...?

Gjumi i pamjaftueshėm: Cilat janė shkaqet dhe pasojat?
Kėtu nė Shtetet e Bashkuara, njė studim i ri i Fondacionit Kombėtar tė Gjumit tregon se gjysma e amerikanėve nuk flenė mirė, tė paktėn disa netė nė javė. Dy tė tretat e amerikanėve thonė se kanė patur raste kur kanė ngarė makinėn ndėkohė qė kanė qėnė pėrgjumshėm. Vetėm njė e katėrta e njerėzve flenė tetė orė nė natė siē rekomandohet. Por problement e gjumit vihen re kryesisht tek adoleshentėt.
Studiuesit thonė se adoleshentėt kanė nevojė pėr sė paku 9 orė gjumė. Por shumica e adoleshentėve amerikanė flenė vetėm shtatė orė gjatė ditėve tė shkollės. "Adoleshentėt janė njerėzit qė flenė mė pak nė Amerikė," thotė Mary Carskadon, e cila merret me studimet pėr gjumin nė universitetin Brown tė shtetit Rhode Island. Ajo thotė se gjatė ndryshimeve biologjike qė pėsojnė adoleshentėt gjatė pjekurisė ndikojnė tek sistemi i gjumit.
Trupi i adoleshentėve prodhon hormonin melatonin qė ndihmon nė shtyrjen e orarit tė gjumit pėr mė vonė se sa kur ata ishin fėmijė. Si rezultat, shumica e adoleshentėve nuk flenė para orės 11 tė natės. Por ata duhet tė shkojnė nė shkollė nė ora 7:30 e mėngjesit ose mė herėt, kur u fillon mėsimi. Studiuesja tha se natė pas nate adoleshentėt po shtojnė deficitin e pagjumėsisė qė ul Aftėsitė e tyre. Mungesa e gjumit gjithashtu ndikon tek gjendja shpirtėrore e adoleshentėve. "Shumė adoleshentė qė janė tė mėrzitur dhe tė lodhur, tani marrin ilaēe pėr depresion. Por kjo mund tė mos jetė depresion. Thjesht mund tė jetė pagjumėsi,” thotė studiuesja.
Disa shkolla e kanė shtyrė orarin e fillimit tė mėsimit pėr t’u dhėnė mundėsi nxėnėsve tė flenė mė shumė. Shkollat e mesme nė Minneapolis e shtynė fillimin e mėsimit nga 7:15 nė 8:30. Duke fjetur mė shumė, thonė studiuesit, nxėnėsit shfaqėn shenja mė tė pakta Depresioni dhe patėn pėrmirėsime nė shkollė. Kyla Wahlstrom ėshtė eksperte nė Universitetin e Minnesotės nė Minneapolis.
"Ndikimi ka qėnė i dukshėm dhe prindėrit kanė thėnė se fėmijėt reagojnė mė pozitivisht nė shtėpi, kurse mėsuesit thonė se nxėnėsit janė mė tė gatshėm pėr tė mėsuar," thotė Wahlstrom. Ekspertėt thonė se nuk janė vetėm adoleshentėt qė kanė mė shumė nevojė pėr gjumė...shumė tė rritur kanė gjithashtu mangėsi gjumi. Helene Emsellem drejton qendrėn pėr ērregullimet e gjumit nė Chevy Chase tė shtetit Maryland. "Njė nga gjėrat mė tė rėndėsishme ėshtė pėrballimi i shumė detyrave qė kemi...qė nga vajtja nė shtėpi, pėrgatitja e darkės, kujdesja pėr fėmijėt dhe pastaj gjetja e kohės qė vet prindėrit tė pushojnė pak pėr vete," thotė zonja Emsellem.
Studiuesit thonė se me shtimin e njerėzve qė vujanė nga pagjumėsia, ata duhe t’i diskutojnė kėto probleme mė shumė me mjekun.

Mistrec_lacian
Anetar i ri
Anetar i ri

Male
Numri i postimeve : 13
Age : 34
Registration date : 07/06/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.paralaci.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi