HISTORIA E SHKODRES (RRETH SHKODRES)

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

HISTORIA E SHKODRES (RRETH SHKODRES)

Mesazh nga Musafir prej Sat Jun 14, 2008 10:57 am

Shkodra, ky qytet I lashtė 2500-vjeēar, ėshtė njė nga qendrat mė tė shquara qytetare tė Shqipėrisė e tė Ballkanit, i njohur si kryeqendėr tradicionale e kulturės shqiptare.
Duke ndjerė nė kėmbėt e saj pėrplasjen e dallgėve tė Liqenit tė Shkodrės dhe duke nė gjoks gurgullimėn e lumenjve tė Bunės, Drinit e Kirit, me njė dorė tė mbėshtetur nė bedenat e kėshtjellės legjendare tė Rozafės dhe tjetrėn nė Alpet shqiptare, Shkodra tė ofron bukuri tė virgjėra natyrore qė rrallė i has nė njė vend tjetėr tė globit.
Nė rrjedhė tė shekujve, Shkodra, veē etjes sė saj pėr liri e pavarėsi, ka afirmuar vlera tė patjetėrsueshme nė rrafshin e kulturės e tė artit, tradita tė cilat kanė ardhur me bukurinė e tyre deri nė ditėt tona.

Shkodra ka njė sipėrfaqe 2558 km 2 dhe ėshtė i vendosur 90 km larg Alpeve e njėkohėsisht fare pranė detit (vetėm 32 km), as 40 km larg Portit tė Shėngjinit. Ky kompleks natyror harmonizon turizmin bregliqenor, malor, detar e tranzit tregtar.
Kjo pasuri natyrore ka tėrhequr vėmendjen e mjaft shkencėtarėve vendės e tė huaj, tė cilėt i kanė kushtuar mjaft studime.
Nė Shkodėr mund t'i gėzohesh, jo vetėm natyrės sė bukur, por edhe historisė, kulturės, zakoneve e rrugės sė jetės.
Gjurmėt mė tė hershme tė veprimtarisė njerėzore tė zbuluara nė pellgun e Shkodrės i pėrkasin periudhės sė paleolitit tė mesėm, por duke filluar nga periudha e bronxit, ato kanė njė prezencė intensive e tė pandėrprerė.
Ky territor ka qenė i banuar nga fisi ilir i Labeatėve, lundėrtarė e tregtarė tė zotė. Ishin shkėmbimet tregtare me zonat e tjera qė u bėnė shkak pėr themelimin e qytetit tė Shkodrės, si njė treg e vendbanim ilir. Kėshtu, qė nė shekullin e IV p.k. e fillon jetėn ky qytet ilir, i cili njihej nė histori me emrin Scodra, Scobre, Skodrai, Skodre, Skydreonopolis-sot Shkodra.
Pushtimet e ndryshme ia kanė ndėrprerė zhvillimin, e kanė shkatėrruar shpesh dhe nga themelet, por Shkodra ėshtė ngritur edhe nga hiri. Nė afro pesė shekuj tė pushtimit osman, shkėlqimi i qytetit u venit, por nė shek. XVII do tė jetė pėrsėri njė qendėr e rėndėsishme, jo vetėm administrative, por edhe ekonomike e Shqipėrisė. Nė kėtė periudhė kishte 1800 shtėpi dhe 25.000 banorė dhe gradualisht bėhet njė qendėr e rėndėsishme kulturore. Nė Shkodėr lindėn institucionet e para kulturore nė vendin tonė. Mė 1858 nisi punėn familja e fotografėve Marubi, mė pas ngrihen shtypshkronjat e para, krijohet banda e parė muzikore dhe mė 1879 jepet shfaqja e parė teatrale nė gjuhėn shqipe, themelohen shoqėritė e para letrare, kulturore e sportive. Mė 1913 u hap shkolla laike popullore dhe mė 1922 Gjimnazi i Shtetit, mjaft shoqėri kulturore e sportive, dėshmi tė qytetėrimit nė Shqipėri.
Nė vitet e kryengritjeve tė mėdha, 1910-1912, shkodranėt e malėsorėt i dhanė tonin lėvizjes kombėtare.
Shkodranėt kanė marrė pjesė aktive nė luftėn pėr ēlirimin e atdheut nga pushtuesit nazifashtė.
Shekulli XX pat edhe pėr Shkodrėn njė pamje bardh e zi. Liri prej pushtuesve e kushtėzuar nga diktatutura e proletariatit, ngritja e njė ekonomie tė centralizuar qė afroi pamje tė ndryshme: zhvillim, stanjacion e rėnie dhe njė varfėrim ekonomik e shpirtėror tė popullsisė qė diktohej nga ideologjia e importuar marksist-leniniste. Prandaj Shkodra, qė gjithnjė ka parė nga Perėndimi, qe e para qė tronditi vendin me lėvizjet demokratike tė saj dhe e para qė i dha ditėve tona gjakun e bijve tė saj mė tė mirė.
Sot ajo me kurajo ka mundur tė pėrballojė sfidat e periudhės sė tranzicionit dhe tė ofrojė ndryshim, qė ēdo ditė e mė shumė bėhet prezent nė jetėn e shkodranėve.
Resurset e saj historike, natyrore e kulturore tani do tė kenė bashkėudhtarė edhe zhvillimet ekonomike e turistike, qė duhen njohur e zhvilluar mė tej.

Kėshtjella e Shkodrės

Ndodhet nė hyrjen jugore tė qytetit, nė njė pozicion dominues, rrethuar nga lumenjtė Buna, Drini, Kiri.
Legjenda thotė se kjo kala ėshtė ndėrtuar nga tre vėllezėr. Qė ngrehina tė qėndronte nė kėmbė, ata u detyruan ta murosnin gjallė gruan e vėllait mė tė vogėl, e cila pranoi tė sakrifikohet duke kėrkuar qė t'i liheshin pa u murosur gjiri i djathtė, pėr tė ushqyer vogėlushin e saj, dora pėr ta pėrkėdhelur e pėrkundur djepin.
Gėrmimet arkeologjike tregojnė se kalaja ėshtė njė nga vendbanimet e hershme tė pellgut tė Shkodrės, i banuar rreth 4000 vjet mė parė.
Brenda mureve rrethues, ajo ka njė sipėrfaqe 4 ha. Nė sistemin fortifikues njė rol tė rėndėsishėm luan sistemi i kalimeve tė fshehta, tė nėndheshme. Nė tė gjitha kohėt “Rozafa” ka qėndruar si njė roje e fuqishme e qytetit.
Kėshtjella mijėvjeēare nė vitet '80 i ėshtė nėnshtruar restaurimit. Ajo ėshtė 2 km larg qendrės sė qytetit. Deri te porta e saj mund tė udhėtosh me makinė, nėpėr njė rrugė tė mirė, pjesėrisht e asfaltuar e pjesėrisht me kalldrem.

.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: HISTORIA E SHKODRES (RRETH SHKODRES)

Mesazh nga Musafir prej Sat Jun 14, 2008 11:02 am

KULTURA SHKODRANE

Shqiptarėt me tė drejtė e quajnė Shkodrėn djepin e kulturės sė tyre. Nė Shkodėr u rritėn e u formuan shkrimtarėt e parė shqiptarė, si Marin Barleti, Marin Biēikemi, Dhimitėr Frangu. Libri i parė i historisė sė letėrsisė shqiptare “Rrethimi i Shkodrės” ėshtė botuar nga humanisti shkodran, Marin Barleti, mė 1504. Pas errėsirės pesėshekullore turke, ndėr tė parėt do tė jetė Pashko Vasa qė me kėngėn hymn “O moj Shqypni”, do tė sjellė mesazhet e Rilindjes sonė Kombėtare e kushtrimin e lirisė.
Nė vitet 20-30 tė shekullit XX, letėrsia njeh figura madhore tė tilla si Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Migjeni e Ernest Koliqi, tė cilėt me veprat e tyre arritėn nivele bashkėkohore nė letėrsinė ballkanike e atė evropiane. Prandaj nuk janė tė rastit as fenomenet letrare tė mėvonshme tė njė kalibri tė tillė si Arshi Pipa e Martin Camaj, qė formimin e frymėzimin e parė e patėn nė kėtė qytet, edhe pse krijimtarinė letrare e zhvilluan larg vatrės, nė diasporė, nė Itali, Amerikė e Gjermani.
Letėrsia e zhvilluar nė Shkodėr, si pjesė e letėrsisė bashkėkohėse shqiptare, po pasqyron me dinjitet artistik jetėn nė lėvizjet e saj.
Shkodra njihet edhe si qendra kryesore e muzikės shqiptare.
Krahas orkestrinave popullore u zhvilluan edhe formacionet e mėdha, orkestra sinfonike e filarmonia e qytetit, qė sollėn nė skenat tona me profesionalizėm muzikėn e lehtė dhe atė klasike, nga repertori i kompozitorėve vendės dhe nga fondi i muzikės botėrore. Nė fillim tė shekullit XX Shkodra kishte 26 piano. Madje koncerti i parė sinfonik, ka qenė “Sinfonia e pambaruar” e Shubertit. Pikėrisht nė Shkodėr, mė 1958, u vu nė skenė opera e parė shqiptare “Mrika” e kompozitorit Prenkė Jakova.
Edhe piktura ka njė traditė tė pasur. Mė i shquari nga plejada e piktorėve tė hershėm ėshtė Kolė Idromeno qė, me penelin e tij, sjell momente nga jeta e popullit, portrete tė njerėzve tė thjeshtė e peizazhe. Ndoc Martini prezantohet si piktor me njė frymė tė modeluar plastike. Edhe tek piktorėt e tjerė tė kėsaj periudhe shfaqet me interes jeta aktuale, etnografike e folklorike.
Piktorėt e skulptorėt e pasēlirimit i referohen kryesisht tematikės aktuale. Portretet e tabllotė e Vladimir Janit, Jakup Kerajt, Ismail Lulanit, Danish Jukniut, Edi Hilės, karikaturat e Shtjefėn Palushit etj. kanė krijuar individualitete tė spikatura nė fushėn e pikturės sė re shqiptare, duke fituar ēmime kombėtare e vlerėsime ndėrkombėtare.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: HISTORIA E SHKODRES (RRETH SHKODRES)

Mesazh nga Musafir prej Sat Jun 14, 2008 11:03 am

SPORTI SHKODRAN

Shkodra ėshtė qyteti mė me tradita nė fushėn e sportit. Kėtu, qė mė 1918, u zhvillua ndeshja e parė e futbollit (si veprimtari zyrtare) midis “Juventusit” vendės me njė skuadėr austrohungareze. Nė po kėtė vit u formua klubi “Vllaznia”. Mė 1920 pėr herė tė parė, nė vendin tonė, zhvillohen nė Shkodėr garat ēiklistike dhe ato tė atletikės. Si inisiator i lėvizjes sportive shquhet Palokė Nika.
Janė me dhjetra sportistė shkodranė qė duke pėrfaqėsuar me dinjitet e shpirt tė lartė gare ngjyrat e sportklubit tė tyre janė shquar jo vetėm nė kamionate brėnda vendit, por edhe nė arenėn ndėrkombėtare. Midis tyre spikat emri i Loro Boriēit, qė arriti tė luajė edhe nė ligėn e parė tė kampionatit italian tė futbollit, kapiteni i madh i Ballkaniadės sė fituar nga Shqipėria mė 1946-tė, ish-tranieri i ekipit kombėtar nė futbollin e viteve 70-tė. Sot, stadiumi i qytetit me kapacitet afro 30.000 vende, mban emrin “Loro Boriēi”.
Klubi “Vllaznia”, si klub shumėsportesh, ka fituar disa kampionate si nė futboll, basketboll, atletikė pėr femra, ēiklizėm, not, boks, mundje e lirė, mundje klasike, etj.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: HISTORIA E SHKODRES (RRETH SHKODRES)

Mesazh nga Musafir prej Sat Jun 14, 2008 11:04 am

Velipoja

Nė JP tė qytetit tė Shkodrės, 30 km larg, shtrihet plazhi i bukur i Velipojės, me gjatėsi 14 km e me gjėrėsi rreth 300 m, qė krijon mundėsi tė shumta pėr shfrytėzimin turistik. Ky bregdet ėshtė njė perlė e natyrės shqiptare, ku gėrshetohen aq harmonishėm deti, lumi, plazhi, pylli, laguna e mali, me njė rėrė tė pasur e tė pashfrytėzuar, ujė tė kulluar, me njė rezervat gjuetie. Velipoja ėshtė plazh i ri me vlera kurative dhe me kushte klimatike tė favorshme, ku vėrehen rreth 100 ditė me temperaturė mbi 25° C.
Nėse ju preferoni tė pushoni nė plazhin e Velipojės, ai tė afron mundėsi tė shumta argėtimi, aty mund tė laheni, tė bėni shetitje me varkė, tė gjuani lepuj e derra tė egėr, fazana e rosa tė egra etj. Pėr amatorėt e peshkimit, deti e lumi i Vilunit pranė plazhit, tė afrojnė mundėsi peshkimi pėr qefull e levrek.
Nė shėrbim tė turizmit vitet e fundit janė ngritur disa hotele, kabina e mjaft shtėpi luksoze me komoditetet e nevojshme. Rrjeti tregtar ėshtė nė nivelet e kėrkuara. Restorantet tė afrojnė meny tė kuzhinės evropiane, tradicionale shkodrane e sipas kėrkesave. Ėshtė organizuar edhe shėrbimi komunal, shėndetėsor e ai i Postė-Telekomunikacionit. Ky plazh shfrytėzohet edhe si plazh ditor nga banorėt e qytetit e tė zonave pranė saj.

Rezervati i Velipojės

Ky rezervat ka sipėrfaqe 694.5 km 2 . Aty gjėnden katėr kėneta tė mėdha. Ky rezervat ka 182 ha pishė e plep kėnete. Rosat e shumėllojta, e sidomos kryekuqet, janė objekt gjuetie. Nė pyll takon kafshė tė ndryshme si turtuj, gugashė, lepuj, ēakej, dhelpra etj. Kėneta, bimėsia e shpendėt pėrbėjnė njė nga vlerat e rralla nė Shqipėri. Aty ruhen tė qetė, nė gjendje spontane, natyrore.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: HISTORIA E SHKODRES (RRETH SHKODRES)

Mesazh nga Musafir prej Sat Jun 14, 2008 11:11 am

BJESHKAT SHKODRANE


Nė rrėzė tė malit tė Veleēikut, rreth 41 km larg qytetit tė Shkodrės, ndodhet njė nga vendet mė tė bukura dhe me klimė tė shėndetshme tė Alpeve, Razma. Kėtu, nė mes tė pishave, lėndinave, kullotave alpine e peizazheve malore, ėshtė ndėrtuar njė kompleks banesash tė tipit alpin. Nė kėto mjedise, vizitorėt gjejnė vend tė pėrshtatshėm pėr ekskursione alpinistike, pėr ndeshje sportive, gjuetie etj. Nė Razėm prania e vizitorėve ėshtė gjithėvjetore, pasi, pėrveē verės, ajo ėshtė tepėr e lakmueshme edhe nė dimėr kur ēdo gjė e mbulon dėbora.
Rruga automobilistike, rrjeti i nevojshėm tregtar e restorantet janė tė njė niveli tė mirė.

Thethi

Nė VL tė qytetit tė Shkodrės, rreth 80 km larg, nė zemėr tė Alpeve, ndodhet fshati piktoresk i Thethit. Rruga pėr atje gjarpėron mes pyjesh e peizazhesh mahnitėse. Gjithandej tė sheh syri veē kreshta dhe maja qė ngrihen mbi luginat e ngushta, plot me pragje e ujėvara. Pasuria shpirtėrore e veēantė, pėr ēka flasin dhe gojėdhanat, legjendat e mitet, janė disa nga pasuritė etnokulturore tė veēanta, qė ruhen e pėrcillen brez pas brezi, nė kėto lugina e shpate malesh. Nė qiellin e pastėr tė Thethit shihen tė fluturojnė shqiponjat e malit, ku kanė edhe foletė, nė lumin e Shalės lėvizin troftat (peshk aq i veēantė me shije tė rrallė), kurse shpatet e maleve janė tė veshura me pyje shekullore, ku strehohen dhjetėra kafshė tė egra, si: arinjtė, kaprojtė, zardafėt, ujqit, dhelprat, dhitė e egra dhe shpend nga mė tė bukurit.
Thethi ka pamjen e njė pellgu 800 m mbi nivelin e detit. Ėshtė vendosur midis njė kurore majash tė thepisura si, Radohima, Maja e Arapit, Maja e Alisė, tė cilat spikasin pėr bukuritė e rralla nė gjithė Alpet. Pėrmes fshatit rrjedh lumi i Shalės, i rrėmbyeshėm, me ujė tė bollshėm, i pastėr si kristali e i ftohtė si akulli. Nga malet me furi e zhurmė zbresin katarakte e ujėvara. Thethi ėshtė vendi i kontrasteve tė relievit, ujėvarave, bimėsisė sė dendur, livadheve e sidomos ngjyrave. Ėshtė me vlerė tė bėsh shetitje nė kėmbė, ku do tė afrohen pamje tė pazakonta. Aty mund tė shikosh se si nė mes tė pyllit ndodhesh para livadheve ku rrezet e diellit kanė bėrė tė lulėzojnė lule, qė nuk i gjen nė asnjė vend tjetėr. Thethi karakterizohet nga pyje, kullota e livadhe alpine e subalpine. Parku Pyjor Kombėtar ka sipėrfaqe prej 2300 ha. Natyra i ka falur privilegje kėtij fshati alpin. Nėse je amator i alpinizmit, i gjuetisė sė kafshėve tė egra apo i peshkimit, kėtu do tė gjesh njė fushė tė gjėrė veprimi e argėtimi.
Veē tė tjerash, tė huajt kėtu befasohen nga kostumet tradicionale, mijėravjeēare tė vendėsve. Ato janė tė pranishme sidomos nė ditė festash. Po kaq interesante janė zakonet e rruga e jetės sė kėsaj krahine.
Thethi ėshtė njė pikė turistike e virgjėr. Frekuentimi i tij nuk ka probleme mjedisore, ka njė qetėsi absolute. Aty banon njė popullsi e vogėl, e shquar pėr mikpritjen tradicionale.
Nė shėrbim tė vizitorėve janė hotelet dhe shtėpitė qė venė nė dispozicion vendėsit. Rrjeti tregtar, telekomunikacioni e qendra shėndetėsore janė tė pranishme nė ēdo kohė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: HISTORIA E SHKODRES (RRETH SHKODRES)

Mesazh nga Musafir prej Sat Jun 14, 2008 11:12 am

Gastronomia

Njė imazh tė mirė pėr Shkodrėn jep dhe gastronomia. Njė numėr i madh restorantesh, picerish, bufesh e hotelesh janė ngritur nė qytetin tonė, ku kultura e shėrbimit tradicionalisht ėshtė prezente. Arti i shijes ėshtė i ndjeshėm, por sot ekonomia private ėshtė e aftė tė mbėshtesė e tė sigurojė garanci pėr ushqime tė freskėta natyrore e pėr tė rritur nivelin e turizmit.
Thuhet se gastronomia e qytetit tė Shkodrės e ka prejardhjen nga ajo turke, por, tradita mijėvjeēare ka adaptuar ushqimin me tė cilin prezantohet nė tryezė, pra ka preferencat e traditėn e vet tė gatimit e tė shijes. Vera “Kallmet” (fituese e disa ēmimeve ndėrkombėtare), rakia e rrushit (dhuratė e rrushit me cilėsi tė kultivuar nė zonat pėr rreth) si dhe menyja tradicionale, pėrgjithėsisht ėshtė e pėlqyeshme pėr tė huajt, qė provojnė shijen tonė. Por nė tryezat tona nuk mungojnė specialitetet e ndryshme dhe nga kuzhinat mund tė plotėsohen edhe porosi sipas shijeve.
Tė huajt, qė kanė provuar ushqimet karakteristike tė qytetit, dhe, ato sipas kėrkesave, kanė mbetur tė kėnaqur pėr gatimin dhe servirjen e tyre. Edhe ju mund tė jepni shpejt njė opinion pėr to.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi