Kujt i shkojne votat shqipetare ne Eurovision?

Shko poshtė

Kujt i shkojne votat shqipetare ne Eurovision?

Mesazh nga dioni prej Mon May 26, 2008 3:15 pm

26.05.2008
Ne historine e deritanishme te Eurovision, Shqiperia me shume pike i ka dhene Greqise. Njekohesisht Greqia eshte shteti qe urrehet me shume nga Shqipetaret. Atehere dyshimi bie mbi AMC dhe Vodafone.

Piket e Shqiperise ne vite:

1 Greqia 39
2 Turqia 33
3 Bosnja dhe Hercegovina 30
4 Maqedonia 22
5 Slovenia 19


Autoritetet e RTSH-sė vendosin bllokadė pėr tė gjitha pyetjet qė kanė tė bėjnė me mėnyrėn e organizimit tė votimit. A do tė vazhdojnė votat e shqiptarėve pėr Eurovizionin tė numėrohen nga kompani greke? A do tė rezultojė pėrsėri Greqia si vendi qė merr maksimumin e votave tė Shqipėrisė?

Gjatė gjithė vitit 2007 shqiptarėt u lodhėn e punuan, dorėzuan taksat nė buxhetin e shtetit dhe mė nė fund kur djersa e tyre u nda nė disa pjesė me anė tė tė cilave do tė mbaheshin mė kėmbė institucionet publike, njė pjesė e mirė e kėtyre parave qė iu mblodhėn shqiptarėve u dėrguan nė Televizionin Publik Shqiptar. Mes dhjetėra emisioneve tė bukura, informacioneve tė paanshme dhe tepėr profesionale, programacionit tė larmishėm qė i mban qytetarėt tė gozhduar para ekranit tė TVSH-sė etj etj, njė nga evenimentet qė u financua me paratė qė iu mbajtėn nga rrogat e pėrvitshme qytetarėve tė ndershėm shqiptarė, ishte edhe Festivali i Kėngės. Fituesja e kėtij festivali u zgjodh edhe vjet si pėrherė nė mėnyrė tejet tė diskutueshme dhe taksapaguesit patėn vėrejtjet e tyre, por si pėrherė, edhe kėtė radhė askush nuk i dėgjoi.

Sidoqoftė, kėnga qė do tė pėrfaqėsojė edhe fytyrėn e taksapaguesve qė janė pronarėt e vėrtetė tė RTSH-sė, u dėrgua tė kėndohet nė Beograd, ku televizionet publike tė Evropės, kontinentit ku bėjmė pjesė ne, janė mbledhur pėr tė zgjedhur kėngėn mė tė mirė tė prodhuar gjatė vitit tė fundit.

Nė vija tė trasha, kjo ėshtė situata. Dhe ky rrėfim i pėrmbledhur, shėrben pėr tė treguar se nė tė vėrtetė kujt i pėrket ky eveniment i madh. Kujt i pėrket kėnga fituese e festivalit dhe nė fund tė fundit, kujt i pėrket Radio Televizioni Publik. Logjikisht, i binte qė t’i pėrkiste tėrė publikut shqiptar. Sa herė qė pėrfaqėsuesit e kėtij institucioni do tė duhej tė kishin pėrballė njė qytetar shqiptar, do tė duhej tė silleshin me tė si me punėdhėnėsin e tyre. Do tė duhej, qė nė mos ta respektonin, sė paku tė mos e fyenin. Por nėse ju jeni njė qytetar qė s’e keni problem nėse ju trajtojnė sikur jeni juve skllavi dhe ata pronarėt tuaj, guxoni e foluni nė kėto ditė tė lavdishme pėrfaqėsuesve tanė tė nderuar tė Radiotelevizionit shqiptar tė cilėt janė shpėrngulur tė gjithė me kuē e me maē nė Serbi a thua se janė tė gjithė autorė tė ndonjė komponenti tė kėngės me tė cilėn pėrfaqėsohet Shqipėria. Guxoni e pyetini ata - si qytetarė tė mirė e tė interesuar qė keni paguar taksat nė mėnyrė qė ata tė marrin rrogat - pyetini pėr shembull sa ėshtė buxheti qė i kanė vėnė nė dispozicion delegacionit shqiptar nė Beograd. Pyetini, meqėnėse ėshtė e drejta juaj tė dini se si po shpenzohen paratė tuaja: pse edhe sivjet kėnga jonė pėrfaqėsuese pati njė promovim tė mjerueshėm. S’ka mundėsi tė ketė qenė pėr mungesė fondesh, sepse s’ka sesi tė kenė munguar fondet pėr tė dėrguar Olta Bokėn tė promovojė kėngėn nė vende tė ndryshme pėrderisa paska buxhet pėr tė mbajtur nė hotelet mė tė mira tė Beogradit njė staf tė stėrfryrė me burokratė qė s’kanė lidhje me kėngėn nė vetvete. Pyetini pėrse ka vite qė ndodh e njėjta situatė? Pyetini meqė ra fjala edhe pėr disa detaje tė tjera qė pėrherė merren vesh nė momentin e fundit dhe qė kalojnė ashtu si shkarazi dhe pa u vėnė re. Si e kanė pėrzgjedhur ata kompaninė qė numėron votat telefonike tė shqiptarėve? A ka konflikt interesi nė faktin qė origjina etnike e kėsaj kompanie qė ėshtė Greqia pėrputhet pėrvit me vendin qė rezulton si fituesi i votave mė masive tė shqiptarėve? Rregullisht pėrqindjet etnike nė vendet e Ballkanit janė reflektuar nė numrin e votave qė kėto vende u japin kėngėve tė fqinjėve. Shqipėria ėshtė votuar me kuota tė larta nga Serbia (pėr shkak se votat e shqiptarėve tė Kosovės janė pėrllogaritur si tė atij shteti). Shqipėria ėshtė votuar rregullisht nga Maqedonia, pėr shkak tė 25-30% tė popullsisė sė atij vendi qė ėshtė shqiptare. Dhe Shqipėria ėshtė votuar rregullisht nga Greqia, Zvicra, Anglia dhe Belgjika, pėr shkak tė numrit tė lartė tė emigrantėve shqiptarė nė ato vende. Tani lind pyetja, si ka mundėsi qė Shqipėria i jep maksimumin e pikėve Greqisė? Kaq e lartė tė jetė pėrqindja e grekėve nė vendin tonė? Kėto pyetje, ne tė Korrierit deshėm t’ua bėnim dje zyrtarėve tė RTSH-sė. Atyre qė edhe nėse do t’u prezantoheshim si qytetarė tė thjeshtė e jo si gazetarė, do tė duhej tė ndalnin njė sekondė e tė na kushtonin pakėz vėmendje. Por, tė dashur bashkė-taksapagues shqiptarė e dini se ēfarė pėrgjigjesh arrogante, fyese, tė dyshimta dhe shmangėse japin zotėrinjtė drejtorė tė Radio Tiranės, apo drejtorė tė pėrgjithshėm tė RTSH-sė? Mė mirė tė mos i dėgjoni. “Nuk flas unė pėr juve qė s’e pasqyroni evenimentin pozitivisht”, hakėrrehet Zamira Koleci, drejtoreshė e Radio Tiranės. Prit njė sekondė: “Pozitivisht”??? Domethėnė, sipas kėsaj zonje qė ndoshta beson se ėshtė pronarja e Festivalit Europian por qė nė fakt thjesht paguhet pėr tė dhėnė llogari deri mė njė para nesh qė e paguajmė, nėse qytetarėt janė tė pakėnaqur me punėn e saj, ajo i bie shkurt duke i injoruar?

Njė kėshillė pėr zotėrinjtė e radiotelevizionit PUBLIK: mė shumė thjeshtėsi dhe mė pak mendjemadhėsi me qytetarėt qė ju mbajnė me rrogė. Askush nuk i do tė keqen pėrfaqėsueses sė Shqipėrisė ndaj mjaft me pozat protektive apo me ndarjet nė “tanėt” dhe “tė atyre”. RTSH ėshtė i tė gjithėve ne dhe askush nuk ėshtė pronar. Mė shumė ajėr e dritė brenda ngrehinės suaj e kėshtu do tė jetė mė mirė pėr tė gjithė. Dhe nė fund: Suksese tė gjitha vendeve pėrfshi Greqinė, nė mėnyrė qė t’i meritojnė vėrtet votat e shqiptarėve.

_________________
avatar
dioni
Webmaster
Webmaster

Male
Numri i postimeve : 421
Age : 28
Registration date : 29/03/2007

Shiko profilin e anėtarit http://shkodra.top-board.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi