28 NENTOR

Shko poshtė

28 NENTOR

Mesazh nga Jozefin prej Tue May 20, 2008 12:45 am


28 NETORI DITA E
FLAMURIT




Nė dhjetė vjetėshin e parė
te shek. XX. shqiptarėt organizuan kryengritje tė shumta, duke pėrfshirė qytete
tė ndryshme, pra edhe Preshevėn. Edhe pėrkundėr rrethanave tė ndėrlikuara
ndėrkombėtare, luftėn pėr ēlirim dhe pavarėsi populli shqiptar nuk e ndali.
Hasan Prishtina, deputeti i Kosovės nė dhomėn e deputetėve nė Parlamentin osman
mė 11 janar 1912, bėri njė diskutim tė fuqishėm nė favor tė ēėshtjes kombėtare
shqiptare. Nga ky diskutim, lindi takimi nė lagjėn Taksim, i deputetėve
shqiptarė, qė paraqet marrėveshjen se “pėr Shqipėrin nuk ka tjetėr mjet vetėm tė
fitojė me njė kryengritje tė pėrgjithėshme”.
Nė kėtė mbledhje, si e quajti
Hasan Prishtina “Komplot i Taksimit”, rol vendimtarė luajtėn dy figura tė
shquara tė Kombit, Ismajl Qemali dhe Hasan Prishtina. Nga marrėveshja e
Taksimit, me punėn e patriotėve shqiptarė, nė trojet shqiptare dolėn besėlidhjet
e krahinave, si e Lezhės, Bregut te Matit, Dibrės e tjera, deri te Kuvendi i
Junikut (21-25 maj 1912).
Me inisiativėn e Hasan Prishitnės aprovohet
programi i kryengritjes e qė parashihej 1. Caktimi i kufijėve, 2. Krijimi i njė
administrate shqiptare, 3. Ngritja e flamurit kombėtarė, 4. Njohja e gjuhės
shqipe si gjuhė zyrtare, 5. Nė Shqipėri tė sundojė guvernori shqiptare i
zgjedhur nga pėrfaqėsuesit e popullit, etj. Si dhe pėr zbatimin e kėtyre
kėrkesave tė jenė garantues fuqitė e mėdha. Kėto kėrkesa, de facto, ishin pėr
pavarėsinė e Shqipėrisė. Mirėpo ato nuk u aprovuan nga Porta e Lartė e
Stambollit, prandaj kryengritja e pėrgjithshme shqiptare vazhdoi nė tė gjitha
trojet shqiptare.
Aleanca e shteteve ballkanike qė u krijua dhe u zgjerua
gjatė periudhės mars-shtator 1912 nė lidhje me Perandorinė Osmane, kishte
karakter ēlirimtar, por nė krahasim me trojet shqiptare kishte karakter
pushtues- grabitqar. Secili fqi ballkanik, kishte bėrė planet qė tė shkėpuste
nga njė pjesė tė Shqipėrisė. Pas mobilizimit tė ushtrisė tė Aleancės Ballkanike
nė fund tė shtatorit edhe Porta e Lartė e mobilizoi ushtrine e vet. Mė 8 tetor
1912, Mali i zi i pari shpalli luftė Turqisė, mė 17 tetor Serbia dhe Bullgaria,
ndėrsa njė ditė me vonė edhe Greqia.
Kėshtu filloi Lufta e Parė Ballkanike,
ndėrsa pėr shqiptarėt filloi njė nga periudhat mė tė vėshtira tė historisė.
Pjesa lindore e Vilajetit tė Kosovės (Presheva, Bujanoci si dhe viset tjera) u
detyruan t`i lėnė vatrat e tyre shekullore nga depėrtimi i ushtrisė serbe.
Pėrzėnia nga Sanxhaku i Nishit kishte mbjellur frikė tek shqiptarėt me masakrat
e egra. Prandaj pjesa dėrmuese e tyre u vendos nė Shkup e rrethinė, ku qėndroi
disa javė. Pas “qetėsisė” sė krijuar, ata u kthyen nė shtėpitė e tyre, por
pyetja ishte ēka gjetėn nga pasuritė e tyre dhe si e kaluan dimrin. Njerėzit me
bindje se nuk do tė ndodhė asgjė me ta , pėsuan humbje njerėzish, djegje tė
shtėpive, plaēkitje tė pasurive, e shumė ēka tjetėr.
Kur nė rrethanat
diplomatike dhe shtypin evropian filloi tė flitet pėr nevojėn e ndryshimeve
territoriale nė Ballkan, patriotėt shqiptarė vendosėn qė tė marrin njė veprim tė
ri politik, qėllimi i tė cilit ishte tė ruhej tėrėsia e tokave shqiptare dhe tė
mblidhej njė kuvend kombėtarė qė do tė vendoste pėr fatin e saj. Inisiativėn pėr
kėtė veprim tė ri e morėn Ismajl Qemali e Luigj Gurakuqi.
Kuvendi i
Vlorės
Duke mos marrė parasyshė rrethanat, se edhe nė mos arrinin tė gjithė
pėrfaqėsuesit e krahinave tė ndryshme shqiptare, mė 28 nėntorė 1912, nė orėn
14.30, u hap Kuvendi Kombėtarė i Vlorės, nė tė cilin morėn pjesė pėrfaqėsues tė
shtresave tė ndryshme tė popullit shqiptarė. Nė seancėn e parė tė kėtij Kuvendi,
fjalėn hyrėse e paraqiti Ismajl Qemali nė tė cilėn e paraqiti gjendjen e
Shqipėrisė dhe i pėrcaktoi masat e ngutshme qė duhej tė ndėrrmerren. Shqiptarėt
tha ai, nuk harruan as gjuhėn e as kombėsinė e tyre dhe prova mė e mirė janė
pėrpjekjet dhe kryengritjet qė bėnė pa ndėrprerė, e sidomos nė katėr vitet e
fundit pėr tė ruajtur tė drejtat dhe zakonet e tyre. Nė vazhdim, ai tha se:
populli na zgjodhi dhe na dėrgoi nė kėtė tubim historik qė tė ndėrmerret
shpėtimin e atdheut, e shpėtimi i vetėm ėshtė liria. Prandaj, duke mbėshtetur
mbi dėshirat e shenjėta dhe me vullnetin e patundur tė gjithė popullit, dhe me
pėrfaqėsuesit e tij e shpallim Shqipėrin tė mėvetėsuar, tė lirė dhe tė
pavarur.
Nė vazhdimin e punės sė Kuvendit tė Vlorės, mė 4 dhjetor 1912, u bė
zgjedhja e plotė e qeverisė, ku bėnin pjesė: Ismajl Qemali, kryeministėr dhe
ministėr i punėve tė jashtme, Dom Nikollė Kaēori, nėnkryetar, Myfit Bej Libhova,
ministėr i i punėve tė brenshmė, Abdi Bej Toptani, ministėr i finansave, Mehmet
Pashė Dėrralla, ministėr i mbrojtjes kombėtare, Petro Poga, ministėr i arsimit,
Mit`hat Frashėri, ministėr i punėve botėrore, Pandeli Cale, ministėr i
PTT-sė.
Nė Kuvendin e shpalljes sė Pavarėsisė nuk morėn pjesė: Hasan
Prishtina, Idriz Seferi, Nexhip Draga, Sahit Hoxha, e tė tjerė pėrshkak se u
internuan nė burgun e Kalasė sė Beogradit (nė Kalemegdan) dhe u mbajtėn deri nė
prill tė vitit 1913.
Shpallja e Pavarėsis sė Shqipėrisė ėshtė njė nga
ngjarjet mė tė rėndėsishme nė historinė tonė kombėtare. Ajo shėnoi jo vetėm
ēlirimin nga zgjedhja shumėshekullore turke-osmane, por iu dha grusht vendimtarė
pretendimeve territoriale tė shteteve fqinje, edhe pse fatėkeqsishtė nga ajo
ditė e deri mė sot mė se gjysma e trojeve shqiptare mbetėn jashtė kufirit tė
shtetit.


Edituar pėr herė tė fundit nga Jozefin nė Fri Jun 06, 2008 1:59 pm, edituar 1 herė gjithsej

_________________
FITONI NJE DOMAIN FREE DUKE KLIKUAR KETU
avatar
Jozefin
Webmaster
Webmaster

Male
Numri i postimeve : 127
Age : 24
Registration date : 14/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://jozefin.page.tl

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 28 NENTOR

Mesazh nga turkatunari prej Tue May 20, 2008 2:53 pm

Bravo Smile
avatar
turkatunari
Shok i forumit
Shok i forumit

Male
Numri i postimeve : 74
Age : 27
Registration date : 19/05/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 28 NENTOR

Mesazh nga lani prej Fri Jun 06, 2008 1:54 pm

hallall

lani
Anetar i rregullt
Anetar i rregullt

Male
Numri i postimeve : 80
Age : 25
Registration date : 03/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 28 NENTOR

Mesazh nga xhuliaDi prej Wed Jul 16, 2008 11:21 am

10 me zyshen Very Happy Very Happy Very Happy

_________________



ღღNjih vetveten dhe mundohu te jesh!!! ღღ
avatar
xhuliaDi
Moderatore
Moderatore

Female
Numri i postimeve : 648
Age : 26
Registration date : 01/07/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.peshkopia.net/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 28 NENTOR

Mesazh nga Jozefin prej Wed Jul 16, 2008 7:03 pm

Jozefin shkruajti:Thnx

_________________
FITONI NJE DOMAIN FREE DUKE KLIKUAR KETU
avatar
Jozefin
Webmaster
Webmaster

Male
Numri i postimeve : 127
Age : 24
Registration date : 14/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://jozefin.page.tl

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 28 NENTOR

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi