Historia e Shkodres...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Historia e Shkodres...

Mesazh nga dioni prej Mon May 19, 2008 9:51 pm

Shkodra ndodhet 16m mbi nivelin e detit ne gjeresi gjeografike 42039’ dhe gjatesi gjeografik 39016'.

Qyteti i Shkodres eshte themeluar ne shek e IV p.k. prej fisit te Labeateve gjate sundimit te Gentit (181-168) perreth keshtjelles Rozafa.

Temperaturat vjetore jane: ne korrik 360C dhe ne janar 3,30C. Mesatarja vjetore eshte 150C. Temperatura absolute me e ulet eshte -220C dhe me e larta 420C per gjithe rrethin.

Mbizoteron reliev malor, pjeserisht kodrinor e fushor. Pika me e larte e rrethit eshte Radohima (pjesa perendimore e Alpeve).Dallohen dy zona fushore: Mbishkodra dhe Nenshkodra.

Ne Shkoder bien mesatarisht 2 000 mm reshje ne vit, me e madhja gjate vitit ne gjithe vendin.

Ererat karakteristike jane murlani dhe veriu, te thata e te ftohta qe fryjne nga veriu, shiroku eshte ere e lagesht dhe e ngrohte qe fryn nga jugu.

Siperfaqja e rrethit eshte 2 528 km2, ndersa siperfaqja e qytetit eshte 16,46 km2. Rrethi perfshin tre qendra: Shkodra, Malesi e Madhe dhe Puken. Qyteti ka rreth 107 924 b. Popullsia ne qytet eshte 33,9 0/0 e ne fshat 66,1 0/0 .

Zanafilla e Shkodres...

Emri i saj i pare njihet Scodra, ky qytet ka qene qendra ilire. Qe ne shek IV p.k ne themelimin e saj merr zhvillim ekonomik, kjo deshmohet nga prerja e monedhes ne qytet qe nga viti 230 p.k. Nga monedha mesojme emrin qe ka marre qyteti ne ate kohe, Scodrinon.

Nga viti 168 p.k e deri ne kohen e reformave te Dioklecianit, Shkodra ishte koloni romake e pastaj kryeqytet i provinces Prevalitana. Ne kete kohe eshte afersisht edhe seli peshkopale.

Ne kohen kur popullsia ilire e territorit shqiptare kishte arritur zhvillimin me te larte ekonomik e kulturor, ne vitin 181 p.k behet Kryeqytet i Mbreterise ilire.

Me ndarjen e perandorise Romake, Shkodra, sikurse e gjithe Ilirija e jugut, kalon nen kontrollin e Bizantit, por vazhdoi te varej nga kisha e Romes.

Duke perballuar pushtimet e shumta te barbareve qe pushtuan territoret Shqiptare ndermjet shekujve XI-XIV, Shkodra perjeton edhe nje periudhe veteqeverisjeje.

Me 1040 qyteti u pushtua nga Serbet dhe ishte me pas kryeqendra e Zetes, qender e rendesishme, komune autonome me institucione te zhvilluara.

Shkodra ne vitin 1360 behet kryeqendra e shtetit feudal te familjes Balshaj. Po ne kete kohe rikonstruktohet Keshtjella legjendare dhe qyteti merr emrin Scutari.

Ne vitin 1396 do te pushtohet nga Venediku, sundimi i te cilit u nderpre nga nje varg kryengritjesh te popullsise.

Keshtjella Rozafa eshte monumenti historik me i vjetri, e cila filloi te ndertohet ne shek V-IV p.k ndermjet lumit Drin dhe Buna. Ajo eshte vendosur ne pike strategjike per te kontrolluar fushen bregdetare, hyrjen ne liqenin e Shkodres si dhe kalimin ne thellesi te vendit e te Ballkanit ne lindje. Keshtjella ka nje histori te gjate luftarake dhe te lidhur me qytetin e Shkodres ka nje gojedhene popullore.

Ne muret rrethuese te kalase, te cilat perfshijne rreth 9 ha toke, dallohen qarte ndertimet e kater periudhave: Balshajve (shek XIV), zoterimi venecian (shek XV), pushtimi osman (shek XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek XVIII-XIX).

Kisha me e vjeter ne Shkoder eshte ajo e Sh'na Ndout dhe Kisha e Shen Kollit, ne anen tjeter te Bunes.

Nuk ka ndonje dokument konkret per te argumentuar te dhenat e ndertimit te Kishes se Zojes se Keshillit te Mire. Por nga brezi ne brez besimtaret katolik kane mbajtur gjalle bindjen ne “mrekulline” e dates 25.04.1467. Ku kete dite figura e Zonjes se Shkodres, qe gjendej ne nje afresk te kishes ne fjale, u shkeput nga vendi dhe e ndjekur prej dy katolikeve Shkodrane te quajtur De Xhorxho dhe De Skavis, shkoi e zuri vend ne kishen e Xhenaccioni (ne Itali).

Karnavalet ne Shkoder festohen qe para ardhjes se pushtuesve osman.

Ne 1499-1500 ndertohet Ura e Bunes nga osmanet. Thuhet se ka qene ndertuar nje tjeter me pare perballe ish fabrikes se Ēimentos, por se kur nuk dihet.

Qe ne vitin 1565 Shkodra do te kete shtypshkronjen.

Ne shek XVII ne Shkoder ndertohet rruga “13 Dhjetori” nen ndikimin venecian. Gjithashtu qyteti ka 15 lagje, me te permendurat jane: Alibeg (200 shtepi), L. Qafe Bahēallek, L. Ote Jako, L. Ajasem, L. Tepe, L. Bajazit, L. Skele etj. Lagjet e vjetra ishin me te populluara.
Ne shek XVII qyteti u rimekemb dhe arriti ne 1 800 shtepi.

Ne fund te shek XVII Kisha Ortodokse do te ndertohej prej mbretereshes Helene te Serbeve mbas Bunes, aty ku sot jane rrenimet e Shen Kollit. Ky objekt kulti mbetet nje nga antikitetet interesante te Shkodres.

Ne 1718 Shkodra do te kete selite e konsullatave te fuqive te medha te Evropes. Si port perdorej Oboti e Ulqini e me vone Shengjini.

Ne vitet 1757-1831 Shkodra eshte nen sundimin e Bushatlinjve. Familja feudale shkodrane e qeverisi pashallekun e Shkodres ne formen e nje dinastije te trashiguar thuajse te pavarur.

Ne 1768 eshte ndertuar e para ure prej guri, ajo e Drinit nga Mehmet Pashe Plaku i Bushatlive.

Ne vitin 1773 eshte ndertuar Xhamia e Plumbit nga Mehmet Pashe Plaku i Bushatlinjve, e cila eshte nje ndertese madheshtore artistike e shtetit turko-arab dhe monumenti me i bukur nder gjithe objektet e tjera te lagjes “Tabake”.

Mehmet Pashe Bushatliu ne 1768 nderton mbi lumin Drin uren e pare prej guri.

Ne fund te shek XV ndertohet Ura e Mesit nga Mehmet Pashe Bushatliu. E ndertuar ne dy faza: fillimisht me tre harqe e me pas me dhjete harqe, kjo ure do te mbese nje nder objektet kulturore te qytetit.

Ne 1807-1809 ndertohet Bexhisteni, i cili permbante 2 500 dyqane te stilit persian. Pazari i vjeter ishte nje kompleks i rendesishem i ngritur perbri kodres mbi te cilen ngrihet kalaja Rozafa, dhe ku ushtroheshin rreth 80 lloje zejesh. Afer pazarit ekzistonte nje molo ne lumin Bune ku akomodoheshin barka e anije te vogla ndermjet te cilave Shkodra dhe Pazari i saj lidheshin me Adriatikun.

Ne vitin 1819 fillon popullimi i qytetit nga Parruca e siper, kjo per shkak te epidemise se malaries dhe murtajes se 1860 perhapur nga devijimi i Drinit.

Shkodra ne 1830 do te kete shkollen e pare Mejtepi i Molla Ferhatit

Me 2 tetor 1837 Shkodra do te perjetoje deme te medha nga lekundjet sizmike.

Rreth viteve 1840 ngrihet ndertesa e bibliotekes se Bushatlinjve. Biblioteka kishte afro 3 000 volume teologjike, jurisprudence, tekste shkencore, filozofike astronomike e deri ne ekzemplare. Libra me vlera u grumbulluan me vone edhe nga bibliotekat e urdhrave katolike. Po kete periudhe u themeluan shoqerite letrare, kulturore e sportive si “Bashkimi” dhe “Agimi”.

Ne 1852 qyteti goditet nga nje termet me intensitet te larte.

Perseri deme te medha nga termeti me 16.07.1855.

Arkitekti, piktori Pjetro Marubi fillon punimet e tij te para fotografike ne vitet 1858-1859. Ai lidh miqesi me familjen e Rrok Kodhelit, fshatar nga Kodheli i Zadrimes. Djemte e Kodhelit, Matia dhe Mikeli, te apasionuar pas fotografise do te drejtojne punimet fotografike ne vitet e me vonshme dhe do te njihen me mbiemrin Marubi. Ne 1970 fototeka e pasuruar prej 150 000 negativesh iu dhurua shtetit.

Me 7 prill 1858 themelohet Katedralja e Shkodres.

Fillimet e institucionit te Bashkise ne Shkoder datojne ne vitin 1865. Ne fillim u quajt “Beledie” deri ne vitin 1913, prej ketij viti e deri me 1920 “Perlimtare” dhe me pas Bashki.

Shkodra ne vitin 1870 kishte 50 000 banore.

Ne vitin 1875 fillon ndriēimi i rrugeve naten me llamba vajguri nga Bashkia e Shkodres.

Deputetet e pare shkodrane nisen ne parlamentin turk ne vitin 1877 jane: Jusuf Podgorica, Selim Gjyrezi, Ejll Paloka dhe Filip Risto Vuēkoviq.

Ne vitin 1878 ngrihet ne Shkoder banda e pare muzikore e vendit. Po kete vit hapet shkolla e Jezuiteve e para per popull.

Themelohet ne 1880 Muzeu i Jezuiteve, i cili ishte i ndare ne disa seksione me permbajtje shume interesante e teper te hershme.

At Shtjefen Gjeēovi, diletanti i arkeologjise, i cili ka qene edhe mbledhes dhe perpiluesi i Kanunit te Leke Dukagjinit, themelon Muzeumin e Franēeskaneve ne vitin 1890.

Sahati i Inglizit, objekt historik i periudhes se aristokracise mesjetare, eshte ndertuar me fondet e Lordit anglez Paget, i ardhur ketu rreth ēerekut te fundit te shek XIX .

Ne Shkoder ne vitin 1890 ndertohet “Teatri i Kolegjit Saverian”.

Qyteti me 1 qeshor 1905 perjeton ngjarje katastrofale nga termeti qe shkaktoi deme te medha, vdesin 159 vete dhe plagosen 250 te tjere. Lekundjet do te zgjasin afro nje vit. Lagjet e vjetra pothuaj u sheshuan, permbyten shumica e tokave. Po kete vit festohet per here te pare 1 Maji ne Shkoder.

Ne vitin 1909 hapet shkolla Normale nga nje hoxhe Shqiptare. Drejtor i saj behet nje profesor i larguar nga Universiteti i Parisit te fakultetit Histori-Gjeografi. Shkolla kishte dhe konviktin e saj, sot Gjimnazi “28 Nentori”.

Per here te pare ne 1909-1910 ndertohet rruga qe lidh Shkodren me lagjen turistike te Shirokes. Ėshte nje nder lagjet me te vjetra ku prej saj dolen shume figura te shquara patriotike, ngjarje e histori ne vite. Banoret merren me peshkim dhe turizem. Shiroka permendet qe ne burimet e shkruara te shek XV.

Shfaqja e pare kinematografike ne Shqiperi njihet ne Shkoder ne vitin 1912 nga Kol Idromeno.

Shkodra ka ne vitet 1913-1914 shkollen e pare laike. Po ne nentorin te ketij viti ngrihet per te paren here flamuri Kombetare ne bashkine e vjeter.

Ne 1913-1914 qyteti administrohet nga fuqite e medha, nga komisioni Nderkombetar. Po kete periudhe u themelua seminari Jezuit dhe kuvendi franēeskan, me mbeshtetjen e klerit katolik.

Gjate luftes kunder fuqive Malazeze e Serbe qe hyne ne qytet me 23.04.1913 shkodranet do bejne qendrese per shtate muaj.
Qyteti me 22.01.1916 pushtohet nga Austro-Hungaria.

Me 11.03.1920 Shkodra u bashkua administrativisht me qeverine kombetare te Tiranes, ne gjysmen e dyte te vitit 1920 do te nderhyjne forcat ushtarake te shtetit Serbo Kroato Slloven.

Ne Shkoder numri i banoreve ne vitin 1923 ishte 20 000.

Bashkia e Shkodres ne 1930 instaloi dritat elektrike me ane te nje centrali elektrik.

Rreth viteve 1924 1939 Shkodra pati nje zhvillim industrial te ngadalte, u ngriten fabrika te vogla.

Ne vitin 1939 Qyteti kishte 29 000 banore.

Radio Shkodra ngriti per here te pare antenen e saj dhe filloi emisionet me 23.02.1945.

Ne vitin 1945 Shkodra kishte 34 300 banore.

Bibloteka e shtetit filloi veprimtarine qe ne 1946, aty ku sot eshte Muzeu Popullor. Ne 1952 kishte rreth 75 000 volume ne shqip dhe ne gjuhe te huaja.

Ndertimi i Stadiumit u be per kater vjet. Me 1 Maj 1952 behet inaugurimi me kapacitet 15 000 vende.

Nder familjet me te vjetra te Shkodres Bekteshet, Boriēt, Danejt, Sumejt etj. Afresisht 53 familje autoktone, 8 te ardhura ulqinake, 2 podgoriēane dhe 43 familje me prejardhje te huaj.

Ne vitin 1956 ndertohet Kinema “Republika”. Kino teatri i pare ishte “ Rozafat”, e projektuar nga K.Idromeno. Kinemaja kishte plate, galeri dhe lozhe dhe ishte prone e N.Prendushit dhe L. Dajcit.

Teatri “Migjeni” eshte profesional dhe u krijua nga teatrot amator. Ne 1956 inaugurohet ndertesa e tij. Po kete vit u krijua Estrada Profesioniste. Opera e pare Shqiptare “Mrika” shfaqet ne Shkoder ne fund te ketij viti.

Insituti pedagogjik hapet ne 1970 1971 me dy dege ne sistemin 3vjeēare. Ne vitin 1982-1983 behet 4-vjeēare, dhe dege te reja u hapen .

Qe nga fillimi i shek XX dokumentohet Velipoja. Vija bregdetare e kesaj zone ka qene ne periudhen e sistemit komunist e kontrolluar nga Dega e Brendshme. Ne periudhen e pluralizmit kalimi per te bere turizem u be me i lehte. Sot ajo eshte nje nder pjeset me te frekuentuara te Adriatikut. Aty tashme jane ngritur shume aktivitete private dhe vazhdojne punimet per sistemimin e saj.

Ne Shkoder perurohet ne vitin 1982 stacioni hekurudhor.

Ne vitin 1990 Shkodra kishte 83 086 banore.

Me 25 prill 1993 mberrin per here te pare Papa Gjon Pali i II ne Shkoder.

Ne gusht te vitit 2001 hapet konsullata Italiane ne Shkoder.

Ne shtator 2003 perurohet kinema Milenium.

_________________

dioni
Webmaster
Webmaster

Male
Numri i postimeve: 421
Age: 25
Registration date: 29/03/2007

Shiko profilin e anėtarit http://shkodra.top-board.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e Shkodres...

Mesazh nga lani prej Mon Jun 16, 2008 11:11 am

ueueueue ca historije(gjoja e lexova une)hahahaha shaka shaka

lani
Anetar i rregullt
Anetar i rregullt

Male
Numri i postimeve: 80
Age: 22
Registration date: 03/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e Shkodres...

Mesazh nga Musafir prej Mon Jun 23, 2008 7:56 am

Shkodra, ky qytet I lashtė 2500-vjeēar, ėshtė njė nga qendrat mė tė shquara qytetare tė Shqipėrisė e tė Ballkanit, i njohur si kryeqendėr tradicionale e kulturės shqiptare.
Duke ndjerė nė kėmbėt e saj pėrplasjen e dallgėve tė Liqenit tė Shkodrės dhe duke nė gjoks gurgullimėn e lumenjve tė Bunės, Drinit e Kirit, me njė dorė tė mbėshtetur nė bedenat e kėshtjellės legjendare tė Rozafės dhe tjetrėn nė Alpet shqiptare, Shkodra tė ofron bukuri tė virgjėra natyrore qė rrallė i has nė njė vend tjetėr tė globit.
Nė rrjedhė tė shekujve, Shkodra, veē etjes sė saj pėr liri e pavarėsi, ka afirmuar vlera tė patjetėrsueshme nė rrafshin e kulturės e tė artit, tradita tė cilat kanė ardhur me bukurinė e tyre deri nė ditėt tona.

Shkodra ka njė sipėrfaqe 2558 km 2 dhe ėshtė i vendosur 90 km larg Alpeve e njėkohėsisht fare pranė detit (vetėm 32 km), as 40 km larg Portit tė Shėngjinit. Ky kompleks natyror harmonizon turizmin bregliqenor, malor, detar e tranzit tregtar.
Kjo pasuri natyrore ka tėrhequr vėmendjen e mjaft shkencėtarėve vendės e tė huaj, tė cilėt i kanė kushtuar mjaft studime.
Nė Shkodėr mund t'i gėzohesh, jo vetėm natyrės sė bukur, por edhe historisė, kulturės, zakoneve e rrugės sė jetės.
Gjurmėt mė tė hershme tė veprimtarisė njerėzore tė zbuluara nė pellgun e Shkodrės i pėrkasin periudhės sė paleolitit tė mesėm, por duke filluar nga periudha e bronxit, ato kanė njė prezencė intensive e tė pandėrprerė.
Ky territor ka qenė i banuar nga fisi ilir i Labeatėve, lundėrtarė e tregtarė tė zotė. Ishin shkėmbimet tregtare me zonat e tjera qė u bėnė shkak pėr themelimin e qytetit tė Shkodrės, si njė treg e vendbanim ilir. Kėshtu, qė nė shekullin e IV p.k. e fillon jetėn ky qytet ilir, i cili njihej nė histori me emrin Scodra, Scobre, Skodrai, Skodre, Skydreonopolis-sot Shkodra.
Pushtimet e ndryshme ia kanė ndėrprerė zhvillimin, e kanė shkatėrruar shpesh dhe nga themelet, por Shkodra ėshtė ngritur edhe nga hiri. Nė afro pesė shekuj tė pushtimit osman, shkėlqimi i qytetit u venit, por nė shek. XVII do tė jetė pėrsėri njė qendėr e rėndėsishme, jo vetėm administrative, por edhe ekonomike e Shqipėrisė. Nė kėtė periudhė kishte 1800 shtėpi dhe 25.000 banorė dhe gradualisht bėhet njė qendėr e rėndėsishme kulturore. Nė Shkodėr lindėn institucionet e para kulturore nė vendin tonė. Mė 1858 nisi punėn familja e fotografėve Marubi, mė pas ngrihen shtypshkronjat e para, krijohet banda e parė muzikore dhe mė 1879 jepet shfaqja e parė teatrale nė gjuhėn shqipe, themelohen shoqėritė e para letrare, kulturore e sportive. Mė 1913 u hap shkolla laike popullore dhe mė 1922 Gjimnazi i Shtetit, mjaft shoqėri kulturore e sportive, dėshmi tė qytetėrimit nė Shqipėri.
Nė vitet e kryengritjeve tė mėdha, 1910-1912, shkodranėt e malėsorėt i dhanė tonin lėvizjes kombėtare.
Shkodranėt kanė marrė pjesė aktive nė luftėn pėr ēlirimin e atdheut nga pushtuesit nazifashtė.
Shekulli XX pat edhe pėr Shkodrėn njė pamje bardh e zi. Liri prej pushtuesve e kushtėzuar nga diktatutura e proletariatit, ngritja e njė ekonomie tė centralizuar qė afroi pamje tė ndryshme: zhvillim, stanjacion e rėnie dhe njė varfėrim ekonomik e shpirtėror tė popullsisė qė diktohej nga ideologjia e importuar marksist-leniniste. Prandaj Shkodra, qė gjithnjė ka parė nga Perėndimi, qe e para qė tronditi vendin me lėvizjet demokratike tė saj dhe e para qė i dha ditėve tona gjakun e bijve tė saj mė tė mirė.
Sot ajo me kurajo ka mundur tė pėrballojė sfidat e periudhės sė tranzicionit dhe tė ofrojė ndryshim, qė ēdo ditė e mė shumė bėhet prezent nė jetėn e shkodranėve.
Resurset e saj historike, natyrore e kulturore tani do tė kenė bashkėudhtarė edhe zhvillimet ekonomike e turistike, qė duhen njohur e zhvilluar mė tej.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e Shkodres...

Mesazh nga Musafir prej Mon Jun 23, 2008 7:57 am

Kėshtjella e Shkodrės

Ndodhet nė hyrjen jugore tė qytetit, nė njė pozicion dominues, rrethuar nga lumenjtė Buna, Drini, Kiri.
Legjenda thotė se kjo kala ėshtė ndėrtuar nga tre vėllezėr. Qė ngrehina tė qėndronte nė kėmbė, ata u detyruan ta murosnin gjallė gruan e vėllait mė tė vogėl, e cila pranoi tė sakrifikohet duke kėrkuar qė t'i liheshin pa u murosur gjiri i djathtė, pėr tė ushqyer vogėlushin e saj, dora pėr ta pėrkėdhelur e pėrkundur djepin.
Gėrmimet arkeologjike tregojnė se kalaja ėshtė njė nga vendbanimet e hershme tė pellgut tė Shkodrės, i banuar rreth 4000 vjet mė parė.
Brenda mureve rrethues, ajo ka njė sipėrfaqe 4 ha. Nė sistemin fortifikues njė rol tė rėndėsishėm luan sistemi i kalimeve tė fshehta, tė nėndheshme. Nė tė gjitha kohėt “Rozafa” ka qėndruar si njė roje e fuqishme e qytetit.
Kėshtjella mijėvjeēare nė vitet '80 i ėshtė nėnshtruar restaurimit. Ajo ėshtė 2 km larg qendrės sė qytetit. Deri te porta e saj mund tė udhėtosh me makinė, nėpėr njė rrugė tė mirė, pjesėrisht e asfaltuar e pjesėrisht me kalldrem.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e Shkodres...

Mesazh nga Musafir prej Mon Jun 23, 2008 7:57 am

Ura e Mesit

Ngrihet mbi lumin Kir, pranė fshatit Mes, rreth 6 km larg qytetit tė Shkodrės. u ndėrtua nga Mehmet Pashė Bushati nė gjysmėn e dytė tė shekullit XVIII. Ura ėshtė e gjatė 108 m, e gjėrė 3.4 m dhe pėrbėhet nga 13 harqe guri. Harku mė i madh ka hapėsiren 21.5 m dhe lartėsi 12 m. Ajo deri vonė ka shėrbyer pėr tė lidhur qytetin e Shkodrės me Drishtin.

Hamami

Midis ndėrtimeve shoqėrore tė qyteteve mesjetare, banjot zėnė njė vend tė rėndėsishėm. I tillė ėshtė edhe hamami i qytetit, fare pranė qendrės sė tij, njė banjo publike e ngritur nė vitin 1793, me skemė tė plotė funksionale. Pjesa kryesore ėshtė ajo me kupolė, qė pėrbėhet nga mjedisi i zhveshjes, ai i djersitjes, nga dy tė tjera pėr larje si dhe depozita e ujit, nėn tė cilėn ėshtė vendosur furra.

Rruga karakteristike

Ėshtė ndėrtuar nė fillim tė shekullit tė XX. Bėn pjesė nė zonėn muze tė qytetit. Ajo ruan vlera tė rėndėsishme tė veprimtarisė ndėrtimore tė fundit tė shekullit XIX dhe fillimit tė shekullit XX dhe ėshtė dėshmi e zhvillimit ekonomik tė qytetit pėr atė periudhė. Nga ana urbanistike, ajo ndjek skemėn klasike, duke krijuar nė tė dy krahėt e saj vargje paralele tė ndėrtesave me blloqe tė ngjeshura ndėrtimi. Plastika me tė cilėn zbukurohen, ėshtė realizuar pėrmes kombinimit tė punimeve tė suvasė, daltimit tė gurit dhe pėrdorimit tė tullės me funksion dekorativ.

Shtėpi karakteristike

Nė mesin e shekullit XIX nė qytetin e Shkodrės fillojnė tė ndėrtohen banesa me ēardak me disa variante (me ēardak nė tė gjithė ballin e me ēardak nė njė krah). Ato janė tė thjeshta, dykatėshe, me katin pėrdhes tė pabanuar. Planimetria e tė dy kateve ėshtė e njėjtė, kati i sipėrm ka tre ose katėr mjedise banimi (kuzhina, dhoma e fjetjes dhe dhoma e miqve). Me interes tė veēantė trajtohet oda e miqve. Nė kėtė shtėpi, si tek ajo e Luigj Gurakuqit, Oso Kukės, Pashko Vasės etj., janė tė punuara me mjeshtėri tavanet, rozetat, oxhaku, trapazani, dollapet, dera e oborrit etj. Njė begati tė pasur motivesh paraqesin edhe aplikimet e drurit si element dekorativ. Kėto shtėpi kanė oborre tė rrethuara me mure tė larta.
Banesa tė tilla, nė tė gjitha variantet, qė ende ruhen nė qytetin tonė, janė dėshmi me vlerė, pėr tė njohur natyrėn e qytetit dhe shtresat shoqėrore qė u formuan gjatė shekujve XVIII e XIX.

Muzeu historik

Muzeu ėshtė vendosur nė njė banesė karakteristike, e ndėrtuar rreth ēerekut tė fundit tė shekullit XIX, qė ruan edhe vlera arkitektonike e historike, pasi ėshtė shtėpia e Heroit Popullor, Oso Kuka.
Muzeu ėshtė ngritur me koleksionet e Muzeut tė Jezuitėve dhe tė Franēeskanėve (tė viteve 1850 dhe 1890), duke u pasuruar vazhdimisht me koleksionet e ndryshme, blerjet e herėpashershme dhe sidomos nga familjet shkodrane, qė kanė ruajtur me xhelozi dhe me njė vlerėsim tė posaēėm objekte, dokumente e vepra arti. Kjo pasuri e konsiderueshme numėron rreth 2700 objekte e relike origjinale, 5000 dokumente nė mė tė shumtėn origjinale, 40.000 dokumente me vlerė pėr zhvillimin e arsimit etj. Kėtu ruhen dėshmi pėr tė zbuluar e njohur qytetėrimin e djeshėm e tė sotėm.

Fototeka “Marubi”

Qyteti i Shkodrės ėshtė vendlindja e artit fotografik nė Shqipėri. Nė vitin 1858 kėtu u stampua fotografia e parė, e cila lidhet me emrin Marubi. Ajo u zhvillua pothuajse nė tė njėjtėn kohė me fotografinė botėrore, duke i dhėnė artit shqiptar njė koherencė me fytyrėn e njė qytetėrimi modern.
Nė vitin 1971, me fondet e pasura tė dhuruara nga familjet e fotografėve tė traditės Marubi, Pici, Jakova, Rraboshta e Nenshati u krijua arkivi monumental e befasues i fototekės “Marubi”. Nė fokusin e tyre ėshtė Shkodra, me vlerat historike qė mbart. Aty gjėnden mijėra portrete, kompozime, peizazhe, reportazhe etj., ku fokusohen njerėz tė thjeshtė, politikanė, kryengritės popullorė, piktorė, pjesė tė urbanistikės, arkitekturės, monumenteve tė kulturės etj.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e Shkodres...

Mesazh nga Musafir prej Mon Jun 23, 2008 7:59 am

Galeria e arteve

Njė vizitė nė Galerinė e Arteve tė afron me kulturėn e kėtij qyteti. Ajo, nė fondet e saj, pėrfshin vepra tė autorėve shkodranė dhe tė atyre tė mirėnjohur shqiptarė, qė nga periudha e Rilindjes Kombėtare e deri nė ditėt tona. Qė nga viti 1970 galeria ruan, mbron e ekspozon 700 piktura tė autorėve tė traditės dhe tė ditėve tona.

POPULLSIA

Popullsia e qytetit tė Shkodrės ėshtė homogjene. Numėrohen mbi 100.000 banorė. Rritjen mė tė ndjeshme ajo e ka arritur pas vitit 1960, rrjedhim i rritjes natyrale, 18/00 tė popullsisė dhe i lėvizjes nga fshati nė qytet. Dendėsia mesatare e popullsisė arrin 135 banor/km 2 . Mosha mesatare e vdekjes shkon deri nė 70 vjeē. Popullsia qytetare arrin 44 %. Nga ana administrative, Shkodra ėshtė qendėr e prefekturės, e cila pėrfshin edhe rrethet e Pukės e tė Malėsisė sė Madhe. Rrethi i Shkodrės ka nė administrim dy bashki dhe 16 komuna; zona rurale pėrbėhet nga 130 mijė banorė.

Universiteti “Luigj Gurakuqi”

U themelua mė 25 maj 1991 mbi bazėn e Insititutit tė Lartė Pedagogjik tė hapur mė 2 shtator 1957.
Gjatė kėtyre viteve Universiteti “Luigj Gurakuqi” u shndrrua nė njė monument tė gjallė kulture, njė monument pėrherė nė veprim, nė jetėn arsimore shkencore, kulturore, jo vetėm pėr qytetin e Shkodrės, por pėr mbarė vendin.
Gjatė viteve tė fundit, Universiteti, me synime tė reja drejt Evropės, bashkėpunon me shumė universitete austriake, italiane e amerikane, qė kanė bėrė tė mundur njohjen e shumė pedagogėve me pėrvojat perėndimore tė mėsimdhėnies e tė kėrkimeve shkencore. Vetėm nė periudhėn 1993-2005 shumė pedagogė janė specializuar, kanė marrė titullin “master” e mbrojtje diplome nė rreth 30 shtete tė Evropės e Amerikės.

KULTURA

Shqiptarėt me tė drejtė e quajnė Shkodrėn djepin e kulturės sė tyre. Nė Shkodėr u rritėn e u formuan shkrimtarėt e parė shqiptarė, si Marin Barleti, Marin Biēikemi, Dhimitėr Frangu. Libri i parė i historisė sė letėrsisė shqiptare “Rrethimi i Shkodrės” ėshtė botuar nga humanisti shkodran, Marin Barleti, mė 1504. Pas errėsirės pesėshekullore turke, ndėr tė parėt do tė jetė Pashko Vasa qė me kėngėn hymn “O moj Shqypni”, do tė sjellė mesazhet e Rilindjes sonė Kombėtare e kushtrimin e lirisė.
Nė vitet 20-30 tė shekullit XX, letėrsia njeh figura madhore tė tilla si Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Migjeni e Ernest Koliqi, tė cilėt me veprat e tyre arritėn nivele bashkėkohore nė letėrsinė ballkanike e atė evropiane. Prandaj nuk janė tė rastit as fenomenet letrare tė mėvonshme tė njė kalibri tė tillė si Arshi Pipa e Martin Camaj, qė formimin e frymėzimin e parė e patėn nė kėtė qytet, edhe pse krijimtarinė letrare e zhvilluan larg vatrės, nė diasporė, nė Itali, Amerikė e Gjermani.
Letėrsia e zhvilluar nė Shkodėr, si pjesė e letėrsisė bashkėkohėse shqiptare, po pasqyron me dinjitet artistik jetėn nė lėvizjet e saj.
Shkodra njihet edhe si qendra kryesore e muzikės shqiptare.
Krahas orkestrinave popullore u zhvilluan edhe formacionet e mėdha, orkestra sinfonike e filarmonia e qytetit, qė sollėn nė skenat tona me profesionalizėm muzikėn e lehtė dhe atė klasike, nga repertori i kompozitorėve vendės dhe nga fondi i muzikės botėrore. Nė fillim tė shekullit XX Shkodra kishte 26 piano. Madje koncerti i parė sinfonik, ka qenė “Sinfonia e pambaruar” e Shubertit. Pikėrisht nė Shkodėr, mė 1958, u vu nė skenė opera e parė shqiptare “Mrika” e kompozitorit Prenkė Jakova.
Edhe piktura ka njė traditė tė pasur. Mė i shquari nga plejada e piktorėve tė hershėm ėshtė Kolė Idromeno qė, me penelin e tij, sjell momente nga jeta e popullit, portrete tė njerėzve tė thjeshtė e peizazhe. Ndoc Martini prezantohet si piktor me njė frymė tė modeluar plastike. Edhe tek piktorėt e tjerė tė kėsaj periudhe shfaqet me interes jeta aktuale, etnografike e folklorike.
Piktorėt e skulptorėt e pasēlirimit i referohen kryesisht tematikės aktuale. Portretet e tabllotė e Vladimir Janit, Jakup Kerajt, Ismail Lulanit, Danish Jukniut, Edi Hilės, karikaturat e Shtjefėn Palushit etj. kanė krijuar individualitete tė spikatura nė fushėn e pikturės sė re shqiptare, duke fituar ēmime kombėtare e vlerėsime ndėrkombėtare.

Sporti

Shkodra ėshtė qyteti mė me tradita nė fushėn e sportit. Kėtu, qė mė 1918, u zhvillua ndeshja e parė e futbollit (si veprimtari zyrtare) midis “Juventusit” vendės me njė skuadėr austrohungareze. Nė po kėtė vit u formua klubi “Vllaznia”. Mė 1920 pėr herė tė parė, nė vendin tonė, zhvillohen nė Shkodėr garat ēiklistike dhe ato tė atletikės. Si inisiator i lėvizjes sportive shquhet Palokė Nika.
Janė me dhjetra sportistė shkodranė qė duke pėrfaqėsuar me dinjitet e shpirt tė lartė gare ngjyrat e sportklubit tė tyre janė shquar jo vetėm nė kamionate brėnda vendit, por edhe nė arenėn ndėrkombėtare. Midis tyre spikat emri i Loro Boriēit, qė arriti tė luajė edhe nė ligėn e parė tė kampionatit italian tė futbollit, kapiteni i madh i Ballkaniadės sė fituar nga Shqipėria mė 1946-tė, ish-tranieri i ekipit kombėtar nė futbollin e viteve 70-tė. Sot, stadiumi i qytetit me kapacitet afro 30.000 vende, mban emrin “Loro Boriēi”.
Klubi “Vllaznia”, si klub shumėsportesh, ka fituar disa kampionate si nė futboll, basketboll, atletikė pėr femra, ēiklizėm, not, boks, mundje e lirė, mundje klasike, etj.

Teatri “Migjeni”

Ka tradita. Shfaqja e parė ėshtė dhėnė nė vitin 1879. Qė nė vitet '20 tė shekullit tė kaluar u krijuan shoqėritė teatrale pranė Gjimnazit tė Shtetit, ndėrsa nė vitet '80, Shkodra u bė qendra e skenės amatore. Teatri profesionist u krijua mė 1949 mbi bazėn e teatrit amator. Trupa teatrore ka vėnė nė skenė shumė vepra tė repertorit kombėtar dhe tė huaj, autorė klasikė e bashkėkohorė. Ajo ėshtė pėlqyer jo vetėm nė Shkodėr e Shqipėri, por edhe nė Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi, ku ka bėrė turne tė suksesshme pėr shqiptarėt e atjeshėm. Shpesh, nė festivalet kombėtare teatrore, ėshtė nderuar me ēmime nderi.
Veē trupės sė teatrit funksionon edhe ajo e estradės, e cila me humorin e hollė, ėshtė bėrė e dashur pėr vendėsit. Ajo qėndron pranė humorit tradicional tė tavolinave shkodrane, tė bejtave, karnavaleve qė i kanė dhėnė emrin “Qyteti i humorit”.
Aktorė e regjisorė tė shquar kanė shkrirė talentin e tyre nė skenėn e teatrit “Migjeni” dhe janė pėrjetėsuar, si Zef Jubani qė i dha jetė si askush tjetėr nė Shqipėri Harpagonit tė Molierit, Tinka Kurti, Tano Banushi, Adem Kastrati, Paulin Sekuj, Serafin Fanko, Zyliha Miloti, Zef Deda, etj., kėngėtarė tė trupės sė estradės si Bik Ndoja, Ibrahim Tukiqi, Shyqyri Alushi, Bujar Qamili etj.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e Shkodres...

Mesazh nga Musafir prej Mon Jun 23, 2008 7:59 am

Qendra turistike

Mjedisi gjeografik bregdetar, liqenor e malėsor, pasuria kulturore, historike, zakonet, traditat e kėtij qytetėrimi tė lashtė, janė ofertė me plot interesa njohėse nė fushėn e turizmit.

Velipoja

Nė JP tė qytetit tė Shkodrės, 30 km larg, shtrihet plazhi i bukur i Velipojės, me gjatėsi 14 km e me gjėrėsi rreth 300 m, qė krijon mundėsi tė shumta pėr shfrytėzimin turistik. Ky bregdet ėshtė njė perlė e natyrės shqiptare, ku gėrshetohen aq harmonishėm deti, lumi, plazhi, pylli, laguna e mali, me njė rėrė tė pasur e tė pashfrytėzuar, ujė tė kulluar, me njė rezervat gjuetie. Velipoja ėshtė plazh i ri me vlera kurative dhe me kushte klimatike tė favorshme, ku vėrehen rreth 100 ditė me temperaturė mbi 25° C.
Nėse ju preferoni tė pushoni nė plazhin e Velipojės, ai tė afron mundėsi tė shumta argėtimi, aty mund tė laheni, tė bėni shetitje me varkė, tė gjuani lepuj e derra tė egėr, fazana e rosa tė egra etj. Pėr amatorėt e peshkimit, deti e lumi i Vilunit pranė plazhit, tė afrojnė mundėsi peshkimi pėr qefull e levrek.
Nė shėrbim tė turizmit vitet e fundit janė ngritur disa hotele, kabina e mjaft shtėpi luksoze me komoditetet e nevojshme. Rrjeti tregtar ėshtė nė nivelet e kėrkuara. Restorantet tė afrojnė meny tė kuzhinės evropiane, tradicionale shkodrane e sipas kėrkesave. Ėshtė organizuar edhe shėrbimi komunal, shėndetėsor e ai i Postė-Telekomunikacionit. Ky plazh shfrytėzohet edhe si plazh ditor nga banorėt e qytetit e tė zonave pranė saj.

Rezervati i Velipojės

Ky rezervat ka sipėrfaqe 694.5 km 2 . Aty gjėnden katėr kėneta tė mėdha. Ky rezervat ka 182 ha pishė e plep kėnete. Rosat e shumėllojta, e sidomos kryekuqet, janė objekt gjuetie. Nė pyll takon kafshė tė ndryshme si turtuj, gugashė, lepuj, ēakej, dhelpra etj. Kėneta, bimėsia e shpendėt pėrbėjnė njė nga vlerat e rralla nė Shqipėri. Aty ruhen tė qetė, nė gjendje spontane, natyrore.

Shiroka

Fshati turistik Shirokė shtrihet buzė Liqenit tė Shkodrės, poshtė malit tė Taraboshit, vetėm 7 km larg qytetit. Ky fshat i vjetėr pėrmendet nė burimet e shkruara qysh nė shekullin XV. Ka kushte tė shkėlqyera klimaterike dhe ėshtė qendėr pushimi. Ajri i freskėt, qė vjen nga thellėsitė e Alpeve, filtrohet nė ujėrat e liqenit dhe vjen i shėndetshėm kėtu, rrėzė malit tė Taraboshit. Nėse do tė dėshironi tė qėndroni disa ditė, nė dispozicion do tė keni njė hotel me komoditetet e nevojshme, disa shtėpi tė vėna nė dispozicion nga vendėsit dhe restorante e pika tregtie. Shiroka tė afron variacione, mund tė bėni plazh, tė merreni me peshkim, tė bėni shėtitje me barkė e tė ngjiteni nė mal.
Shėrbimi komunal, shėndetėsor e tregtar ėshtė i pranishėm edhe kėtu.

Razma

Nė rrėzė tė malit tė Veleēikut, rreth 41 km larg qytetit tė Shkodrės, ndodhet njė nga vendet mė tė bukura dhe me klimė tė shėndetshme tė Alpeve, Razma. Kėtu, nė mes tė pishave, lėndinave, kullotave alpine e peizazheve malore, ėshtė ndėrtuar njė kompleks banesash tė tipit alpin. Nė kėto mjedise, vizitorėt gjejnė vend tė pėrshtatshėm pėr ekskursione alpinistike, pėr ndeshje sportive, gjuetie etj. Nė Razėm prania e vizitorėve ėshtė gjithėvjetore, pasi, pėrveē verės, ajo ėshtė tepėr e lakmueshme edhe nė dimėr kur ēdo gjė e mbulon dėbora.
Rruga automobilistike, rrjeti i nevojshėm tregtar e restorantet janė tė njė niveli tė mirė.

Thethi

Nė VL tė qytetit tė Shkodrės, rreth 80 km larg, nė zemėr tė Alpeve, ndodhet fshati piktoresk i Thethit. Rruga pėr atje gjarpėron mes pyjesh e peizazhesh mahnitėse. Gjithandej tė sheh syri veē kreshta dhe maja qė ngrihen mbi luginat e ngushta, plot me pragje e ujėvara. Pasuria shpirtėrore e veēantė, pėr ēka flasin dhe gojėdhanat, legjendat e mitet, janė disa nga pasuritė etnokulturore tė veēanta, qė ruhen e pėrcillen brez pas brezi, nė kėto lugina e shpate malesh. Nė qiellin e pastėr tė Thethit shihen tė fluturojnė shqiponjat e malit, ku kanė edhe foletė, nė lumin e Shalės lėvizin troftat (peshk aq i veēantė me shije tė rrallė), kurse shpatet e maleve janė tė veshura me pyje shekullore, ku strehohen dhjetėra kafshė tė egra, si: arinjtė, kaprojtė, zardafėt, ujqit, dhelprat, dhitė e egra dhe shpend nga mė tė bukurit.
Thethi ka pamjen e njė pellgu 800 m mbi nivelin e detit. Ėshtė vendosur midis njė kurore majash tė thepisura si, Radohima, Maja e Arapit, Maja e Alisė, tė cilat spikasin pėr bukuritė e rralla nė gjithė Alpet. Pėrmes fshatit rrjedh lumi i Shalės, i rrėmbyeshėm, me ujė tė bollshėm, i pastėr si kristali e i ftohtė si akulli. Nga malet me furi e zhurmė zbresin katarakte e ujėvara. Thethi ėshtė vendi i kontrasteve tė relievit, ujėvarave, bimėsisė sė dendur, livadheve e sidomos ngjyrave. Ėshtė me vlerė tė bėsh shetitje nė kėmbė, ku do tė afrohen pamje tė pazakonta. Aty mund tė shikosh se si nė mes tė pyllit ndodhesh para livadheve ku rrezet e diellit kanė bėrė tė lulėzojnė lule, qė nuk i gjen nė asnjė vend tjetėr. Thethi karakterizohet nga pyje, kullota e livadhe alpine e subalpine. Parku Pyjor Kombėtar ka sipėrfaqe prej 2300 ha. Natyra i ka falur privilegje kėtij fshati alpin. Nėse je amator i alpinizmit, i gjuetisė sė kafshėve tė egra apo i peshkimit, kėtu do tė gjesh njė fushė tė gjėrė veprimi e argėtimi.
Veē tė tjerash, tė huajt kėtu befasohen nga kostumet tradicionale, mijėravjeēare tė vendėsve. Ato janė tė pranishme sidomos nė ditė festash. Po kaq interesante janė zakonet e rruga e jetės sė kėsaj krahine.
Thethi ėshtė njė pikė turistike e virgjėr. Frekuentimi i tij nuk ka probleme mjedisore, ka njė qetėsi absolute. Aty banon njė popullsi e vogėl, e shquar pėr mikpritjen tradicionale.
Nė shėrbim tė vizitorėve janė hotelet dhe shtėpitė qė venė nė dispozicion vendėsit. Rrjeti tregtar, telekomunikacioni e qendra shėndetėsore janė tė pranishme nė ēdo kohė.

Liqeni i Komanit

Nėse dėshironi tė bėni njė shetitje tė paharrueshme pėrmes luginave, kanioneve e peizazheve tė pazakonta, lundroni nė Liqenin e Komanit, i cili ndodhet 30 km larg qytetit. Liqeni ėshtė formuar nga ujėmbledhėsi i lumit Drin, ku ėshtė ngritur Hidrocentrali i Komanit me 600 mijė kw/orė. Liqeni ka sipėrfaqe 12 km 2 , gjatėsi 34.5 km, gjėrėsi 50-60 m. Rreth liqenit lartėsohen male tė pyllėzuara me lartėsi 1000-1200 m mbi nivelin e detit.
Ky rajon, veē vlerės turistike, ruan edhe vlera historike. Aty pranė ndodhet fshati Koman, ku ėshtė zbuluar njė varrezė e shekullit 6-8 e.j., e cila lidhet me kulturėn e shoqėrisė sė hershme shqiptare.
Pėr t'i ardhur nė ndihmė turistėve e vendasve, janė vėnė nė funksionim mjete lundrimi pėr pasagjerė, makina e mallra.

Liqeni i Vaut tė Dejės

Ai ndodhet vetėm 23 km larg Shkodrės. Ka njė sipėrfaqe prej 24.7 km, me thellėsi maksimale 52 m, formuar nga ujėmbledhėsi i lumit Drin mė 1971, ku ėshtė ngritur hidrocentrali i Vaut tė Dejės me 250 kė/orė. Liqeni ėshtė magjepės pėr nga bukuria. Kur kalon nėpėr gryka tė ngushta malesh, brigje pyjesh ose dukurish interesante karsti, ndjehesh i gėzuar.
Liqeni shėrben edhe pėr transport, peshkim e turizėm.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e Shkodres...

Mesazh nga Musafir prej Mon Jun 23, 2008 8:00 am

Kelmendi

Ėshtė njė sipėrfaqe natyrore mjaft e madhe, e thyer, me diversitet tė lartė gjeomorfologjik e biologjik. Pyjet e ahut dhe tė haloreve, janė ndėr mė tė bukurit e vendit tonė. Kelmendin e pėrshkon Cemi, ndėr lumenjtė mė tė bukur tė vendit tonė. Troftat e tij janė me nam. Pyjet popullohen nga dhitė e egra, kapronjtė, arinjtė e gjithnjė lart, nė qiellin e kulluar, futurojnė shqipet, qė personifikojnė mė sė miri kėtė zonė interesante. Veēanėrisht Lėpusha dhe Vermoshi ruajnė vlera e bukuri tė papėrsėritshme; ato janė zona piktoreske me vlera tė mėdha klimatiko-turistike. Lugina e Vermoshit ėshtė me origjinė akullnajore, ku ėshtė vendosur edhe fshati alpin me tė njėjtin emėr. Ky rajon, me pyje madhėshtore, me livadhe tė gjelbra e plot lule, ėshtė njė alternativė tjetėr, qė pėrbėn njė faktor tėrheqės turistik.

Gastronomia

Njė imazh tė mirė pėr Shkodrėn jep dhe gastronomia. Njė numėr i madh restorantesh, picerish, bufesh e hotelesh janė ngritur nė qytetin tonė, ku kultura e shėrbimit tradicionalisht ėshtė prezente. Arti i shijes ėshtė i ndjeshėm, por sot ekonomia private ėshtė e aftė tė mbėshtesė e tė sigurojė garanci pėr ushqime tė freskėta natyrore e pėr tė rritur nivelin e turizmit.
Thuhet se gastronomia e qytetit tė Shkodrės e ka prejardhjen nga ajo turke, por, tradita mijėvjeēare ka adaptuar ushqimin me tė cilin prezantohet nė tryezė, pra ka preferencat e traditėn e vet tė gatimit e tė shijes. Vera “Kallmet” (fituese e disa ēmimeve ndėrkombėtare), rakia e rrushit (dhuratė e rrushit me cilėsi tė kultivuar nė zonat pėr rreth) si dhe menyja tradicionale, pėrgjithėsisht ėshtė e pėlqyeshme pėr tė huajt, qė provojnė shijen tonė. Por nė tryezat tona nuk mungojnė specialitetet e ndryshme dhe nga kuzhinat mund tė plotėsohen edhe porosi sipas shijeve.
Tė huajt, qė kanė provuar ushqimet karakteristike tė qytetit, dhe, ato sipas kėrkesave, kanė mbetur tė kėnaqur pėr gatimin dhe servirjen e tyre. Edhe ju mund tė jepni shpejt njė opinion pėr to.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi